Asiston për herë të tretë më i miri në fitoren e Sivasspor kundër Istabulspor
Sivaspor gjithnjë e më e varur nga Rey Manaj. Lushnjari ka treguar se është heroi i kësaj skuadre në këtë sezon, pasi me golat e asistit të tij arriti të bëj performancë të mirë në elitën e futbollit turk.
Edhe në fitoren 3-1 në transfertën e të rënëve një kategori më poshtë, Istanbulspor, Manaj ishte sërish protagonist. Sulmuesi shqiptar asistoi tek goli i tretë për Sivasspor, duke dhënë kështu pasimin e tretë vendimtar këtë sezon.
Pak minuta më pas, Manaj kishte mundësinë për t’u rikthyer tek goli pas thuajse tre javësh. Gjithsesi, 27-vjeçari u kap në pozicion jashtë loje për t’ia bërë festën të pavlefshme. Manaj u shpall edhe lojtari më i mirë i sfidës, pasi u vlerësua me notën 8.2 përgjatë 90 minutave që qëndroi në fushë.
Këtë sezon, ai ka shënuar 18 gola, për të qenë një ndër favoritet për tu grumbulluar nga trajneri i kombëtares shqiptare Sylvinho në Euro2024.