Një avion luftarak F-16 i forcave ajrore greke u rrëzua në zonën detare pranë ishullit Psathura të Sporades, në jug të gadishullit të Halkidikisë.
Sipas deklaratës për shtyp të Shtabit të Përgjithshëm të aviacionit që në momentin e parë piloti arriti të hidhej nga avioni , duke aktivizuar mekanizmin e sediljes parashutë.
“Νë orën 13:29, një avion F-16 Block 52+, njëvendësh i Skuadronit 337, i repartit ushtarak 110 F, i cili po kryente një fluturim stërvitor, u rrëzua në zonën detare të Psathouras. Në operacionin e kërkim-shpëtimit që u zhvillua merrnin pjesë 1 helikopter Super Puma, 1 helikopter Navy S-70, 1 CL-415 ndërsa në zonë ka shkuar edhe dhe fregata “Egean” -thuhet mes të tjerash në deklaratë.
Rreth një orë e gjysëm më vonë helikopteri Super Puma që ishte nisur menjëherë nga ishulli Limnos, ka gjetur vendndodhjen e tij dhe ka mundësuar nxjerrjen e tij nga deti.
Piloti është dërguar në spitalin e Limnos në fillim dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm 251 të Forcave Ajrore, ndërsa thuhet se është në gjendje të mirë shëndetsore.
Avioni I tij merrte pjesë në një fluturim stërvitor në formacion me katër avionë të tjerë luftarakë të nisur nga baza ajrore e Larisës, kur ka konstatuar se po humbte lartësinë dhe do të rrëzohej në det ndaj është detyruar të aktivizojë mekanizmin parashutë.
Avioni në fjalë është një version i përmirësuar I tipit BLOCK 50 me sisteme elektronike të avancuara dhe një motor të sofistikuar.