Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë propozuar votimin e një projekt rezolute në Këshillin e Sigurimit, që do të dënonte pushtimin rus ndaj Ukrainës dhe do të kërkonte tërheqjen e menjëhershme të Moskës.
Miratimi duket i pamundur për shkak se Moska ka të drejtën e vetos, ndërsa Kina, e cila nënshkroi një traktat miqësie me Rusinë tre javë më parë, ka refuzuar t’i përshkruajë veprimet e Moskës si një pushtim.
Projekt-rezoluta mbështetet tek neni i shtatë i Kartës së OKB-së, që parashikon veprim nga forcat ajrore, detare ose tokësore për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, një projekt-rezolutë që dënonte Moskën mori 13 vota pro.
Kina abstenoi ndërsa Rusia ushtroi të drejtën e vetos.
Ndërkohë, Ministrat e jashtëm nga 27 shtetet e Bashkimit Evropian janë takuar sërish këtë të premte për një seancë urgjente mbi pushtimin rus të Ukrainës. Ata do të diskutojnë mbi vendosjen dhe abatimin e sanksioneve financiare ndaj Moskës si dhe rrugët e përballimit të pasojave të rënda të krizës.