Ndonëse nuk ka mbushur as një vit në mandatin e tij të parë, kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden thotë se ai mund të kandidojë sërish në garën për president.
Biden deklaroi se do të rikandidonte, por kjo do të varej nga gjendja e tij shëndetësore dhe nga një rikthim i mundshëm nga rivali i tij Donald Trump.
“Por të shohim çfarë do të thotë fati, i cili ka ndërhyrë disa herë në jetën time. Nëse jam mirë me shëndet, siç jam tani, do të kandidoj”.- u shpreh ai .
Në një intervistë për kanalin ABC, pyetjes nëse dëshiron apo jo të garojë sërish me ish-presidentin Donald Trump, Biden u përgjigj: “Përse të mos garoj kundër Trumpit nëse do të jetë kandidat. Kjo e rrit pritshmërinë e garës”.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, arriti të shuante thashethemet teksa konfirmoi në fund të Nëntorit se Biden do të kandidojë në vitin 2024.
“Ky është qëllimi i tij,” u tha ajo gazetarëve në atë kohë.
79-vjeçari është presidenti më i vjetër që është zgjedhur ndonjëherë në historinë e SHBA-së.