640 familje ne qytetin e Durrësit deri ne muajin maj do te kthehen ne shtëpitë e tyre te rikonstruktuara. Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet ne pallatet qe u dëmtuan si pasoje e tërmetit te 26 nëntorit ne qytetin bregdetar, duke garantuar se këto ndërtesa do te jene me te sigurta pas ndërhyrjeve qe po realizohen.
Edi Rama: Njerëzit qe do kthehen ne godina duhet ta shohin qe këto godina do dalin me te forta, se është psikologjike edhe unë pot e isha nuk do e fusja familjen ne një pallat qe rrezikon.
Pranë Bashkisë se Durrësit janë bere 39 aplikime për te rregulluar ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti dhe janë dhënë deri tani 13 leje. E derisa procesi i ndërhyrjeve ne këto pallate te përfundojë, banoret do te qëndrojnë ne shtëpi me qira.
Edi Rama: Kemi bere lajmërimin qe deri ne date 3 ne hotele e pastaj ne shtëpi me qira.
Përtej ndërhyrjeve ne pallatet, struktura e te cilave është e qëndrueshme; qeveria po punon për ndërtimin e pallateve te reja për te gjitha ndërtesat te cilat janë shembur ose duhet te shemben.