Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq u bëri thirrje personave të sëmurë me covid-19 që të ndjekin plotësisht rekomandimet e specialistëve, mjekëve amë, ndësa ata që kanë simptoma të lehta, të qëndrojnë në shtëpi, të izoluar me terapi simptomatike dhe vitamina. “Le t’ju ndihmojmë atyre që me të vërtetë kanë nevojë për hospitalizim në spital”, tha Stefanoviq, shkruan Portalb.mk.
20 pacientë u pranuan dje në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Gjithsej 108 pacientë janë të hospitalizuar. Në mbështetje të oksigjenit ka 80 pacientë, ndërsa nuk ka asnjë pacient me ventilim mekanik. Prej ditës së djeshme, spitali mobil pranë Klinikës së Sëmundjeve Infektive, i cili ka një kapacitet prej 70 shtretërish, filloi të mbushet me pacientë.
“Ekziston një sistem i mobilizimit të stafit mjekësor, si personel mjekësor i nivelit të mesëm, ashtu edhe mjekësor dhe specialist. Në këtë moment kanë ardhur në ndihmë kolegët nga fusha e mjekësisë interne dhe është praktikisht një ekip, një ekip që punon në ndërtesën klinike dhe spitalin mobil. Tani është në të vërtetë një institucion”, tha drejtoresha.
Sipas saj, për shkak të dinamikës së pranimeve, nuk është e mundur të parashikohet se si do të mbushen kapacitet spitalore, por, përsëriti se autoritetet shëndetësore vazhdimisht u bëjnë thirrje qytetarëve që tu përmbahen masave, si mënyra e vetme për mbrojtjen personale dhe parandalimin e përhapjes së virusit.
“Të njëjtat masa vlejnë kudo në botë, shumë të thjeshta dhe të lehta për t’u respektuar. Na duhet vetëm disiplina dhe na duhet tani. Mbani distancën tuaj, shmangni grupime, mbani maskë. Ne, punonjësit shëndetësorë, duhet të durojmë, për ne, për ju, për familjet tona dhe tuajat. Qytetarët duhet të na ndihmojnë,” tha Stevanoviq.
Javën e kaluar, Zharko Karaxhovski, udhëheqësi i Komisionit për sëmundje ngjitëse në RMV vlerësoi se nëse nuk e ndihmojmë veten, as 500 mjekë, 500 infermierë dhe as 20 spitale të tjera nuk do të na ndihmojnë. Përndryshe, ne do t’i stëmbushim spitalet. Do të bëhen rotacione në stafin mjekësor, por numri i atyre njerëzve është i kufizuar. Ndërkohë epidemilogu Aleksandër Stojanov ka theksuar se problem është se nuk kemi shumë krevate për mjekim dhe për këtë do të nevojite masa.
Dje në vendin tonë u shënua një rekord i ri prej 641 të infektuarish nga 2688 testime të bëra. 12 pacientë ndërruan jetë, ndërkaq 233 të tjerë ishin shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 24.196, i të shëruarve në 17.905, i të vdekurve në 862, ndërkaq momentalisht ka 6.069 raste aktive.