Dy lehona kanë ndërruar jetë pas komplikimeve nga virusi korona. Njëra prej tyre është e moshës 33 vjeçare nga Dellçeva, e cila dje ndërroi jetë në Spitalin Klinik “8 Shtatori”, ku u dërgua pasi kishte lindur në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup, ndërsa fëmija i saj është në gjendje të mirë në shtëpi. Tjetra është e moshës 32 vjeçare nga Shkupi, e cila sot ndërroi jetë, ndërsa fëmija i saj po lufton me jetën.
Drejtorja e Klinikës për Gjinekologji në Shkup, Viktorija Jovanovska, për “360 shkallë” thotë se sipas të dhënave të cilat i kanë dhënë gratë, nuk kanë pasur sëmundje tjera shoqëruese.
Jovanovska shtoi se në këtë periudhë ka më shumë paciente në gjendje të rëndë shëndetësore, me siguri për shkak të mutacioneve të virusit.
“Pacientet tani kanë fotografi më të rëndë klinike për dallim nga më herët dhe më rëndë reagojnë nga terapitë. Kjo ndoshta vjen për shkak të mutacioneve të virusit, dhe vetë shtatzënia si risk shtesë. Më herët pacientet nuk ishin në gjendje kaq të rëndë. Ose vinin më vonë ose kishin sëmundja tjera shoqëruese, ndërsa tani është më ndryshe.. kemi edhe rritje të numrit të pacienteve pozitive, aktualisht ka 9 paciente në qendrën Kovid” tha Jovanovska, drejtore e Klinikës për Gjinekologji në Shkup.