Portugali-Francë, çerekfinalja tjetër e madhe e “Euro 2024” që luhet sonte në mbrëmje, nuk mund të mos jetë një betejë Ronaldo-Mbape.
Është një sfidë shumë interesante mes yllit portugez dhe atij që dikur e kishte idhull CR7, e që sot konsiderohet shpesh pasardhësi i tij më i denjë.
Ronaldo ka bërë historinë e këtij sporti, pothuajse ka fituar çdo gjë të mundshme në karrierë, përfshirë edhe disa rekorde në kampionatët europianë. Ky është kompeticioni i fundit që merr pjesë me kombëtaren luzitane, fanellë me të cilën u shpall kampion në vitin 2016 duke mundur në finale pikërisht Francën organizatore.
39-vjeçari është ende në kërkim të shënimit të golit të parë në “Euro 2024” dhe do të provojë ta bëjë këtë gjë kundër Francës duke shpresuar se mund ta ndihmojë ekipin e tij për të shkuar në gjysmëfinale.
Megjithatë Ronaldo është vetëm qershia mbi tortë e një organike shumë cilësore tek luzitanët ku bëjnë pjesë edhe Ruben Diaz, Nunjo Mendesh, Vitinja, Rafel leaop, Bernardo Silva, Bruno fernandezh apo Zhoa Feliks.
Misioni përballë Mbappe me shokë nuk do të jetë i lehtësi, pasi gjelat shihen favoritë ndonëse nuk kanë zhvilluar deri tani turneun më të mirë të mundshëm. Nuk kanë shënuar ende asnjë gol me aksion, por vetëm 1 penallti dhe dy autgola për të ardhur në çerekfinale. Mbappe duhet të tregoje të gjithë klasin e pashfaqur deri më tani në Gjermani.
Pasi ka inspiruar Francën që në moshë të re për tu shpallur kampion bote, Mbappe shpreson ti udhëheqë gjelat drejt fitimit të një europiani. Kualiteti në organikë me emra si Menjon, Teo Hernandez, Rabio, Grizman, Cuameni etj., nuk i mungon… përtej rezultatit, diçka është shumë e sigurt…dueli me aromë mesdhetar Francë-Portugali garanton spektakël.