Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Michael Roth ka reaguar rreth deklaratave të fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili ka paralajmëruar Perëndimin, që sipas tij të zgjedhin mes Kosovës dhe Serbisë.
“ Duke se Presidenti Vuçiq keqkuptoi diçka. Perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Nuk ka gjë të tillë si “ose Serbia ose Kosova”. Por Vuçiq ka të drejtë, me të në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE.
Ndërkaq, eurodeputeti tjetër gjerman Reinhard Butikofer i ka bërë pyetje liderëve evropianë por edhe emisarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, se a e kanë dëgjuar deklaratën e fundit të presidentit serb rreth luftës.
“Hej, Josep BorrellF, Miroslav Lajcak, Oliver Varhelyi, e dëgjuat këtë me zë të lartë dhe qartë. Si mund të vazhdoni të pretendoni se “problemi” është kryeministri Kurti? Ju pretendoni se ndiqni “stabilitetin”, por e lejoni Vuçiqin të mbjellë farën e luftës! Von der Leyen ju duhet të ndryshoni kursin e BE-së! TANI!”, shkruan ai në X.
Në një paraqitje të djeshme në një akademi, Vuçiq lë të kuptojë se nëse Perëndimi zgjedh Kosovën, do ta shfrytëzojnë rastin, ndryshe siç përjetuan në 25 vjet më parë.
”Nuk është problem i doni ata e nuk na doni neve, nëse i doni ata, nuk do të na keni neve. I doni ata dhe doni t’u ndihmoni atyre, do të mbijetojmë! Por jemi mjaftueshëm të edukuar dhe mjaftueshëm të mençur e trima dhe mjaftueshëm kemi marrë mësime dhe kemi fituar përvoja pas gjithë asaj që na keni bërë 25 vjetët e kaluara që ta presim momentin më të mirë të mundshëm dhe ta shfrytëzojmë mundësinë, rastin tonë”.