Rreth 80 të zhdukur pas fundosjes së një anijeje me migrantë…

Rreth 80 migrantë, përfshirë gra dhe fëmijë rezultojnë të zhdukur në brigjet e Libisë, raportuan sot pranë Komisariatit të Lartë të OKB-së për refugjatët (UNHCR) të mbijetuarit që mbërritën në Itali.

 

Rreth 132 persona ndodheshin në një gomene që u nis të premten nga Libia dhe për shkak të mbingarkesës pas disa orësh anija nisi të fundosej. Vetëm 50 persona mundën të shpëtonin nga një anije tregtare, e cila i zbarkoi të dielën në Sicili.

Leave a Reply