Nëntë persona janë gjetur të gjallë pas rrëzimit të një helikopteri në Gadishullin Kamçatka të Rusisë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ekipet janë duke i kërkuar edhe shtatë personat tjerë që gjendeshin në bordin e helikopterit, të cilët rezultojnë të zhdukur.
Ministria e Emergjencave e Rusisë tha se në bordin e helikopterit ishin 13 pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit..
Shtatë nga të mbijetuarit ishin pasagjerë dhe dy ishin anëtarë të ekuipazhit, sipas Reuters.
Helikopteri Mi-8 ishte me turistë nga Moska dhe Shën Petersburgu, ndërsa helikopteri është zhytur në një thellësi prej 100 metrash në një liqen.
Gadishulli Kamçatka është mbi 6.000 kilometra në lindje të Moskës dhe është i popullarizuar në mesin e turistëve për peisazhin dhe natyrën e tij.