Vijojnë të pësojnë rritje infektimet dhe vdekjet nga Covid-19 në Itali.
Siç raporton Mbrojtja Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5901 infektime të reja dhe 41 të vdekur.
Kujtojmë se një ditë më parë, shteti apenin numëron 4609 infektime të reja dhe 39 të vdekur, raporton Ora News.
Por duhet theksuar se numri i tamponëve të kryer sot janë 35 mijë më shumë se një ditë më parë: 112 mijë përballë 85 mijëve.
Rritje kanë pësuar edhe shtrimet në spitale. Gjatë 24 orëve të fundit 255 qytetarë janë shtruar në spitale, 62 prej të cilëve në terapi intensive.
Rritje shifrash ka në rajonet e Lombardisë me 1080 raste dhe Piemonte me 585 raste.
Që nga nisja e pandemisë Italia numëron 365,467 të infektuar dhe 36,246 viktima.