Rritet me shpejtësi numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë. Institutit i Shëndetit Publik bën të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 1.750 testime të dyshuara me coronavirus, ndërkaq 514 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se për shkak të komplikacioneve kanë humbur jetën tre qytetarë të tjerë, duke e çuar numrin total të viktimave 681, që nga fillim i pandemisë së Covid-19.
“Numri total i rasteve pozitive është 19.842 raste nga 94.456 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 681 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 86 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.520 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.641”, njofton IKShPK-ja.
Rastet pozitive:
Komuna Prishtinë 249 raste, Gjilan 32 raste, komuna Ferizaj 28 raste, komuna Pejë 28 raste, komuna Gjakovë 24 raste, komuna Prizren 23 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Fushë Kosovë 19 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Deçan 12 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Mitrovië 6 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Hani i Elezit 3 raste, komuna Rahovec 3 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Novobërdë, Shtërpcë dhe Skenderaj.
Ministria e Shëndetësisë e ka konsideruar si shqetësuese rritjen e rasteve të reja me Covid-19, ndërkaq ka ftuar qytetarët të tregojnë maturi për të evituar grumbullimet masive dhe respektimin e protokolleve anti-covid.