ISHP: 21% e të rinjve deri në 15 vjeç, në marrëdhënie seksuale
Adoleshentët shqiptarë po priren gjithmonë e më shumë drejt konsumimit të duhanit.
Instituti i Shëndetit Publik ka marrë në krahasim studimet mbi sjelljet e shëndetshme të adoleshentëve të kryera ne vitin 2010, 2014 dhe 2018.
Ekspertët e shëndetësisë kanë dalë në përfundim se konsumimi i duhanit ka ardhur në rritje tek fëmijët e moshës 11, 13 dhe 15, nga 1% në 2010, 1,7 në 2014 ka shkuar në 1.9 % në vitin 2018.
Në rritje ka ardhur edhe përfshirja e adoleshentëve në marrëdhënie seksuale.
Sipas të dhënave, shohim se në 2010 vetëm 1% e vajzave dhe djemve deri në 15 vjeç kishin kryer marrëdhënie seksuale, ndërkohë që në 2014 kjo shifër arriti në 19,5 % dhe në 2018 rezulton se 21,2% e adoleshentëve janë seksualisht aktiv.
Ekspertët kanë marrë në studim dhe konsumin e alkoolit dhe kanabisit në këto mosha.
Fatmirësisht rezultatet tregojnë se grupmosha 11-15 vjeç, qe ka konsumuar alkool dhe kanabis, ka ardhur në rënie nga viti në vit.