Në analet e Parlamentit të Maqedonisë, z. Talat Xhaferi do të ngelë, pa dyshim, si një prej kryeparlamentarëve me një instinkt të hatashëm i cili edhe e ka bërë një burrshtetas të padiskutueshëm
Nga Ilir Topi
Rroftë Talat Xhaferi!
Një vit më parë, atij iu afrua si goxha “nën këmishë” instalacioni politik i shërbimeve të huaja që e vunë në krye të BFI-së, Shaqir Fetai, me dertyrë speciale për ta njollosur dhe kompremetuar tërësisht si biografinë ashtu edhe karrierën e tij. Pak para se të hidhet Rusia në okupim të Ukrainës, ndonëse aroma e luftës po ndjehej gjithandej, Shaqir Fetai do ta presë në kabinetin e tij delegacionin e Putinit, delegacion ky me mision për të bindur liderë e pushtetarë të viseve ballkanike që babait të të vetmit aleat të Putinit (Ramazanov) t’i ngritet gjithandej përmendore, me theks të veçantë, në Tetovë! Po pse kaq i pashpirt Shaqir Fetai kundër Tetovës dhe tetovarëve!
Shaqir Fetai po këtë delegacion do ta dërgojë edhe në Palament të RMV-së, te Kryetari Talat Xhaferi, i cili, në shenj të respektit dhe të besimit që kishte ndaj “bashkëpatriotit” të vet, Shaqir Fetait, do t’i pranojë këta misionarë putinianë pa i njohur dhe pa i ditur se kush janë! (Radio Evropa e Lirë pati një qasje kritike mbi këtë “aventurë” shumë të rrezikshme!)
Ky gjest do të ishte e vetmja gafë e Kryetarit Talat Xhaferi, për ç’gjë edhe ngelën me hatërmbetje shumë homologë të tij e politikanë ndërkombëtarë. Me instiktin e politikanit të stërpjekur që e karakterizon z. Talat Xhaferin, sapo krisi lufta në Ukrainë, do të jetë ndër ata politikanët e parë anekënd botës, që do të niset për ta vizituar Presidentin ukrsinas, Zelinskin, dhe, në emër të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për t’ia shprehur përkrahjen e parezervë. Talat Xhaferi i qëndroi në fjalë e në besë Volodimir Zelinskit, i cili, këto ditë e dekoroi z. Xhaferi me medalje presdenciale për merita të rëndësishme në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës si dhe kontributin e rëndësishëm në promovimin e shtetit ukrainas në botë. Këtë aktivitet e ka zhvilluar z. Xhaferi vetëm e vetëm për t’u shpëlarë nga gafa si dhe për ta dëshmuar orientimin e vet politik properëndimor, ashtu siç e ka në fakt edhe Partia e tij (BDI) prej nga vjen!
Megjithatë, poshtë Talat Xhferi!
Ndonëse qenka angazhuar shumë për promovimin e shtetit ukrainas në botë, natyrisht, pasi ka siguruar bindjen ukrainase se është një njeri tek të cilët mund të mbështeten fuqishëm, z. Xhaferi paska pasur mundësi që ta rehabilitojë te autoritetet ukrainase edhe Shaqir Fetain. Dhe nuk e ka bërë këtë, duke e lënë Shaqir Fetain pa një “dekorracion” ukrainas! Poshtë Talat Xhaferi!
Me tërë atë instikt prej politikani të urtë, si nuk e paska kuptuar nevojën e Shaqir Fetait për ta rehabilituar! Apo, instikti i tij ka kuptuar që Shaqir Fetai është një rus i papendueshëm në shpirt për të cilin nuk ia vlenë të angazhohesh aq shumë! Njeriu investon në vete duke u angazhuar jashtëzakonisht shumë për ta dëshmuar sinqeritetin, besnikërinë dhe ndershmërinë!
E Shaqir Fetai, sikur vetëm një garm të punonte për myslimanët e vendit sa ka punuar si “ORAO” për Stanko Dragoviqin e UDB-së, sot do të njihej më si njeri, e jo si qenie e pa sineqertë, jo besnik e i pandershëm!
Sikur vetëm pak të rrinte urtë Talat Xhaferi, me garancë sot do ta kishte një “dekorracion” nga Putini që do t’ia siguronte Shaqir Fetai. Por edhe ky Talat po luan bisht në sy të Shaqir Fetait, prandaj –
Rroftë Talat Xhaferi, poshtë Talat Xhaferi!