Rrugët shndërrohen në “përrenj” në Greqi, evakuohen dhjetëra njerëz, mbyllen shkollat

Një stuhi e madhe shiu ka përmbytur rrugët në Greqi.

Atika, si dhe disa zona të vendit, janë përballur që prej ditës së enjte me një përkeqësim të madh të klimës.

Stuhia e fortë filloi në pjesën perëndimore të vendit dhe përparoi me shpejtësi në lindje, duke krijuar “përrenj” në shumë rrugë në Athinë dhe Selanik.

Zjarrfikësit janë në terren duke ndihmuar në evakuimin e qytetarëve, ndërsa kanë bërë apel për kujdes.

Në Kifissos dhe Paraliaki është vendosur ndalimi i qarkullimit për të gjitha automjetet, ndërsa në disa zona si Elefsina, në qendër të Athinës, Kallithea, Koropi dhe zona e Renti pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Ndërkohë, një autobus me 15 pasagjerë, në momentin kur po përshkonte rrugën Ethnikis Anistaseos në Kalamaria, ra në një gropë që u hap në mes të rrugës, duke shkaktuar panik te udhëtarët.

Pasagjerët dhe shoferi arritën të dilnin pa asnjë problem nga autobusi.

Leave a Reply