Rubio: SHBA nuk do të dalë nga NATO

“Shpenzimet për mbrojtjen duhet të shkojnë ne 5%”

Në kulmin e tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve, prej të cilave në disa raste është vënë në dyshim edhe ekzistenca e NATO-s, ministrat e jashtëm dhe ata të mbrojtjes të kësaj organizate u mblodhën në Bruksel për të diskutuar për mosmarrëveshjet. Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio, në një konferencë për shtyp para nisjes së samitit, u përpoq si gjithmonë të ulë tensionet që fillimisht rriten nga Shtëpia e Bardhë.

“Ne do të qëndrojmë në NATO, por secili nga vendet anëtare duhet të angazhohet dhe të përmbushë premtimin për të rritur deri në 5% shpenzimet për ushtrinë.”, u shpreh Rubio.

Disa vende anëtare si Italia, Belgjika e Spanja, ende nuk kanë përmbushur ende as objektivin e vendosur gjatë mandatit të parë të Donald Trump, për kontributin për NATO-n, sa 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Nevoja për rritjen e shpenzimeve bëhet edhe më e madhe, mes luftës në Ukrainë. Vendet europiane po hartojnë plane për riarmatimin nga rreziku i kapërcimit të kufijve të Ukrainës, të sulmit rus.

Leave a Reply