Një person mbeti i vrarë sot si pasojë e një sulmi rus me bombë në një stacion hekurudhor në Kharkiv, Ukrainën jugore.
Kompania shtetërore hekurudhore e Ukrainës njoftoi se një nga punonjësit e saj, 20 vjeç, u vra, shkruajnë mediat e huaja.
Guvernatori i qarkut Oleh Sinekhubov tha gjithashtu se nëntë persona mbetën të plagosur nga sulmi rus.
“Ky është një tjetër sulm i synuar nga armiku në infrastrukturën hekurudhore civile,” njoftoi kompania hekurudhore Ukrzaliznytsia në Telegram, por nuk dha detaje mbi dëmet e shkaktuara në infrastrukturë.
Godinat e administratës, shtëpitë e civilëve dhe disa makina u dëmtuan si rezultat i sulmeve, shtoi Sinekhubov.
Rusia po synon linjat hekurudhore në një përpjekje të dëshpëruar për të parandaluar dërgesat e armëve amerikane, tha një burim në shërbimin e inteligjencës së Kievit.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se Moska do të shtonte sulmet e saj ndaj qendrave logjistike.
Kharkiv , i vendosur 30 kilometra larg kufirit me Rusinë, dhe zona përreth kanë qenë prej kohësh objektiv i sulmeve ruse. Sulmet anë bërë më intensive muajt e fundit, duke synuar infrastrukturën civile dhe energjetike.