Ministria e Jashtme e Rusisë ka shpallur non grata këtë të hënë Sekretaren e parë të Ambasadës Shqipëtare në Moskë, Jonida Drogu.
Në njoftimin për shtyp të shpërndarë nga ministria thuhet se këtë të martë është thirrur ambasasdori Arben Gazoni të cilit i është dorëzuar shkresa sipas të cilës Drogu duhet të largohet brenda 72 orësh nga territori i Rusisë.
“Ky hap u mor nga pala ruse në përgjigje të vendimit të Shqipërisë për të dëbuar nga vendi nën një pretekst plotësisht të sajuar të sekretarit të parë të Ambasadës Ruse në Tiranë. Ne i konsiderojmë veprimet e palës shqiptare si një provokim me qëllim për të fituar pikë politike në kushtet e fushatës zgjedhore që ka filluar në Shqipëri, duke luajtur së bashku me forcat anti-ruse në Perëndim dhe duke kërkuar mbështetjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Rusisë.
Tashmë Ambasada e Shqipëisë në Moskë është funksionale vetëm me ambasasdorin.