Në Madrid u regjistrua temperatura rekord 47 gradë Celsius, qytetarët mbushin plazhet dhe liqenet
Pjesa perëndimore e Rusisë sërish është përfshirë nga temperatura rekord. Njerëzit shfrytëzuan liqenet për t’u freskuar.
Temperaturat arritën në 35 gradë Celsius dhe sipas parashikimeve mund të thyejnë nivele rekord përgjatë kësaj jave. Muajin e kaluar temperatura e ajrit në Moskë arriti 34.8C, më e nxehta e regjistruar në muajin Qershor në 142 vjet monitorim.
Në qytetin e Pskov, afër kufirit ruso-estonez, termometri shënoi 32 gradë Celsius, saqë edhe akulloret nuk mund të që të rezistonin. Vitin e kaluar, temperatura më e lartë ditore në Pskov në Korrik ishte 24 ° C.
Po ashtu edhe Spanja po përjeton valën e parë të nxehtësisë. Qytetarët patën mundësi të freskoheshin nga burimet e Madridit si dhe në rezervuarë ndërsa temperaturat arritën rekordin afër 47 gradë Celsius.
Shumë njerëz u panë duke pushuar në plazhet e Conde del Guadalhorce, në El Chorro në pjesën jugore të vendit. Po ashtu edhe banorët e Malagës pushtuan plazhin e Malagueta.
Ndërkaq normat e infeksioneve janë dyfishuar në Spanjë ndërsa varianti Delta u përhap me shpejtësi midis të rriturve të rinj të pavaksinuar dhe Gjermania deklaroi të gjithë vendin si një zonë e rrezikut. Sidoqoftë, një rritje e mëtejshme e shkallës së infeksionit në Spanjë mund të çojë në karantinë e detyrueshme për udhëtarët e pavaksinuar, duke shkaktuar pasiguri përpara sezonit të pikut të verës.