Mbi 82 mijë rezervistë të pastërvitur janë dërguar ne front, afrohet beteja vendimtare e Khersonit
Skena e njëjta, një takim televiziv në Kremlin ku ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu i raportoi presidentit Vladimir Putin përfundimin e mobilizimit të pjesshëm në ushtri, me më shumë se një të katërtën e tyre tashmë të dërguar në front. Njoftimi i dha fund një lëvizje që solli përçarje në shoqërinë ruse dhe detyroi dhjetëra e mijëra burra të largohen nga vendi si dhe protestat e para publike kundër luftës.
“Detyra e përcaktuar nga ju për mobilizimin e 300,000 vetëve u realizua. Asnjë masë e mëtejshme nuk është planifikuar.”tha Sergei Shoigu, Minister i Mbrojtjes i Rusisë
Shoigu shtoi se 82,000 tashmë janë dërguar në zonën e luftimit dhe pjesa tjetër po stërvitet.
Putini i falënderoi rezervistët.
Vladimir Putin: Faleminderit për përkushtimin e tyre ndaj detyrës, për patriotizmin e tyre, për vendosmërinë për të mbrojtur vendin tonë, për të mbrojtur Rusinë, ç shtëpinë e tyre, familjen e tyre, qytetarët tanë, popullin tonë.
Të dy udhëheqësit pranuan “problemet” në ditët e para të mobilizimit, por analistët ushtarakë perëndimorë thonë se thirrja në ushtri e njerëzve të pa trajnuar vetëm mund të ngadalësojë përparimin e ukrainasve në një vijë fronti prej 1000 km të gjatë.
Tani po afrohet një nga betejat më të rëndësishme të luftës, ajo për jugun e vendit, ku forcat ukrainase kanë avancuar këtë muaj drejt Khersonit, qyteti më i madh që Rusia ka kapur që nga fillimi i pushtimit.
Qyteti ndodhet në grykëderdhjen e lumit të gjerë Dnipro që kalon mes përmes Ukrainës. Rajoni përreth kontrollon pjesën tokësore dhe furnizimin me ujë të Krimesë, gadishull që Rusia e aneksoi në vitin 2014.
Përparimi ukrainas duket se është ngadalësuar ditët e fundit dhe Kievi që fajëson motin e keq dhe terrenin e vështirë. Trupat ukrainase dhe ruse që kanë gërmuar llogoren veri të Kherson-it dhe shkëmbyen zjarr me raketa, mortaja dhe artileri të rëndë.
“Ka bombardime të vazhdueshme çdo ditë, mëngjes e natë, gjatë gjithë ditës. Artileri, bomba thërrmuese që janë dhe të ndaluara”, tha Vadym, ushtari i Ukrainës
Ukrainasit po bombardojmë vazhdimisht automjetet e blinduara ruse dhe automjetet luftarake të këmbësorisë. Ukraina gjithashtu është përfshirë në një fushatë të rrëzimit të dronëve iranianë dhe deri tani ka rrëzuar mbi 300 mjete model Shahed-136 ‘kamikaze’.
Dronët janë bërë një armë kyçe në arsenalin e Rusisë gjatë luftës së saj në Ukrainë dhe janë përdorur shpesh muajin e kaluar për të goditur infrastrukturën kyçe energjetike.
Presidenti Volodymyr Zelenskiy u shfaq vetë pranë një droni të rrëzuar iranian dhe u zotua se sulmet ruse ndaj termocentraleve nuk do ta thyejnë shpirtin luftarak ukrainas.