Rusia tha sot se dy shtetas kinezë kanë rezultuar pozitivë në testet për koronavorusin e ri, duke konfirmuar dy rastet e para në vend që prej nisjes së epi demisë vras ëse në Kinë, dhe njoftimit të kufizimit të udhëtimeve. Rastet u regjistruan në rajonet siberiane Zabaikalski e Tiumen, tha në fjalën e saj televizive zv. kryeministrja Tatyana Golikova. Golikova u përpoq të mos i japë shumë theks përhapjes së epi demisë në vend, duke thënë se dy pacientët ishin vendosur shpejt në iz olim. Ajo shtoi se dhe Rusia do të eva kuojë disa nga qytetarët e saj nga Kina.
“Ne po nisim eva kuimin e qytetarëve tanë nga Vuhan e Hubei. Kemi rreth 300 njerëz në Vuhan dhe 341 në Hubei,” tha ajo, duke shtuar se të kthyerit do të vendosen në karantinë. Rreth 2,665 qytetarë rusë që gjenden në rezorton kinez të Hainan do të kthehen në vend më 4 shkurt, tha Golikova, e cila është ven dosur në krye të task-forcës ruse për ndalimin e përhapjes së vi rusit. Shumica e fluturimeve do të kryhen me linjat kryesore ruse Aeroflot, e cila nuk do të ndërpresë fluturimet me qytetet kineze, së bashku me katër linja kineze që do të vazhdojnë fluturimet me Rusinë, shtoi Golikova. Gjithashtu shërbimet postare dhe të hekurudhave mes vendeve nuk do të preken nga ndryshime.