Rusia ka raportuar 6,595 raste të reja në 24 orë, rritja më e lartë ditore që nga korriku. Në Moskë, më shumë se 1,000 raste të reja u regjistruan të enjten për herë të parë që nga qershori.
Numri i rasteve të reja ditore filloi të rritet në fund të gushtit në Rusi, e cila ka renditet e 4 në botë me 1.12 milion raste. Deri më tani janë raportuar 20,000 viktima. Zyrtarët vazhdimisht kanë hedhur poshtë spekulimet për një bllokim të dytë, duke deklaruar se rritja e rasteve ishte e pritshme dhe sistemi i kujdesit shëndetësor ishte i përgatitur.
Rusia ishte vendi i parë në botë që miratoi një vaksinë kundër virusit muajin e kaluar. Kjo shkaktoi kritika nga ekspertët në të gjithë botën pasi nevojiten më shumë studime për të vërtetuar sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës.