Rusia refuzon planin e Ukrainës/ Lavrov: Gati për negociata, por jo duke hequr dorë nga 4 rajonet

Një ditë pasi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky parashtroi një plan paqeje me Rusinë, ka ardhur refuzimi i Kremlinit. Plani i Kievit përmbante 10 pika ndër të cilat i kërkohej Rusisë të tërhiqte të gjithë trupat dhe të respektonte integritetin territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë.

Por Moska e hodhi poshtë propozimin duke përsëritur se Kievi duhet të pranojë aneksimin e katër rajoneve nga Rusia.” Nuk mund të ketë një plan paqeje që nuk merr parasysh realitetet aktuale në territorin rus, me hyrjen e katër rajoneve në Rusi”, – tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Ndërsa ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov nënvizoi se ideja e Zelenskit për të dëbuar Rusinë nga Ukraina lindore dhe Krimea me ndihmën e Perëndimit, nuk do të realizohet asnjëherë.

SERGEJ LAVROV

MINISTRI I JASHTËM RUS

Duke paraqitur të gjitha llojet e ideve dhe formulave të paqes, Zelensky ushqen iluzionin se me ndihmën e Perëndimit do të jetë në gjendje të arrijë tërheqjen e trupave tona nga territori rus i rajoneve Donbasit, Krimesë, Zaporozhies dhe Khersonit. Si dhe fantazon pagesën e dëmshpërblimeve nga Rusia, dhe se ajo do t’u dorëzohet gjykatave ndërkombëtare.

Lavrov shtoi se Moska nuk do të flasë me askënd në kushte të tilla, pasi ato ishin të papranueshme.

SERGEJ LAVROV

MINISTRI I JASHTËM RUS

Menjëherë pas fillimit të operacionit special ushtarak, Zelensky propozoi të ulej në tryezën e bisedimeve. Ne nuk e refuzuam dhe ramë dakord për një takim me përfaqësuesit e tij, por me urdhër të anglo-saksonëve, të cilët ishin të interesuar për të vazhduar armiqësitë, ai përfundoi me shpejtësi negociatat dhe ashpërsoi ashpër pozicionin e tij.

Edhe dy ditë më parë Lavrov kishte deklaruar se fati i luftës është në dorë të ukrainasve, sepse nëse ata ndalojë së luftuari konflikti përfundon.

Leave a Reply