Rusia ka vendosur të rrisë nivelin e armatimit në shërbim të agresionit ndaj Ukrainës.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu raportohet se ka urdhëruar dyfishimin e prodhimit të armëve me precizion të lartë, prodhuesi kryesor i armëve ruse, Tactical Missiles Corporation.
“Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu vuri në dukje se Korporata e Raketave Taktike përmbush në mënyrë adekuate urdhrin e mbrojtjes shtetërore. Megjithatë, duke marrë parasysh rritjen e prodhimit këtë vit, ai urdhëroi dyfishimin e prodhimit të armëve me precizion të lartë”, thuhet në deklaratën nga Ministria e Mbrojtjes.
Ministri rus i Mbrojtjes deklaroi se korporata do të jetë përballë një detyre mjaft serioze.
“Për zbatimin e tij, ndërmarrja ka rezervat e nevojshme: Specialistë të kualifikuar dhe ambiente prodhimi. Prandaj, detyra është e vështirë, por e realizueshme”, tha Shoigu.