Donald Trump është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Florida.
Ata kanë diskutuar për një sërë çështjes të sigurisë globale, bëri me dije aleanca veriatlantike nëpërmjet një deklarate në faqen zyrtare.
Përveç se me kreun e Shtëpisë së Bardhë, Rutte dhe ekipi i tij u takuan gjithashtu edhe me kongresmenin mike Waltz, i cili është zgjedhur nga Presidenti amerikan për të qenë këshilltari i tij për sigurinë kombëtare.
Pasi Trump fitoi zgjedhjet Presidenciale, Rutte ka shprehur dëshiren për të diskutuar me të kërcënimin në rritje nga thellimi i raporteve mes të Koresë së Veriut dhe Rusisë.
Rutte konsiderohet si një prej liderëve që ka pasur marrëdhënie shumë të mira përgjatë mandatit të parë të Trump si President.