Ish-Kryeministri, Sali Berisha, ka paralajmëruar një konferencë për shtyp. Në një postim në mediat sociale, Berisha bën me dije se konferenca do të zhvillohet në orën 12:00.
Nuk dihet ende se për çfarë do të flasë, pasi ish-kreu i qeverisë nuk ka dashur të japë detaje.
Kjo konferencë për mediat vjen një javë pasi Yuri Kim zhvilloi një takim me kreun e PD dhe tha se “një parti nuk mund të ha bar për hatër të një individi”.
Më pas Berisha zbuloi se ambasadorja e SHBA i kishte kërkuar Bashës moslejimin e tij për të ushtruar mandatin e deputetit në legjislaturën e ardhshme.
Po ashtu ish-Kryeministri kërkoi që diplomatja të kërkonte ndjesë për deklaratën, pasi sipas tij kishte ofenduar demokratët dhe gjithë shqiptarët.
Kujtojmë se ish-kreu i PD është shpallur ‘non grata’ nga SHBA dhe se lidhur me këtë vendim ka nisur një proces gjyqësor në Francë ku akuzon për shpifje Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.