Në samit, kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë së bashku me ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Nga udhëheqësit e Rajonit do të jenë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ndërsa përfaqësuesit e Serbisë do të jenë Presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrja Ana Bërnabiç. Fillimisht Kancelarja do të presë kryeministrin e Republikës së Maqedonisë se Veriut Zoran Zaev. Më pas ajo do të ketë një bisedë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Sipas axhendës, kancelarja do të mbajë një diskutim të shkurtër dypalësh me Presidentin francez Macron, pasuar nga deklaratat për shtyp.
“Ia ka vënë minat…”/ Bujar Nishani: Basha s’po dëmton vetëm PD-në, por gjithë Shqipërinë
Ish-presidenti Bujar Nishani ka shpërthyer sërish ndaj kryedemokratit, Luzim Basha, pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat. Sipas…