Rusia raportohet se ka rifilluar sulmet në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, pas evakuimit të suksesshëm të civilëve ukrainas nga kompleksi i madh industrial.
Komandanti i gardës kombëtare ukrainase Denys Shlega, i cili ndodhet në mbrojtje të saj, thotë se bombardimet rinisën pasi autobusët e evakuimit u larguan.
“Një armëpushim ishte shpallur dy ditët e fundit gjatë një operacioni evakuimi civil,” tha Shlega në televizionin kombëtar të dielën në mbrëmje. “Dy ditë kaluan në heshtje. Sapo civili i fundit u largua nga uzina, filluan bombardimet nga të gjitha llojet e armëve.”
Shlega vlerëson se disa qindra civilë kanë mbetur brenda, së bashku me rreth 500 ushtarë të plagosur. Dhjetëra civilë pritet të mbërrijnë sot në qytetin ukrainas të Zaporizhzhia pasi arritën të shpëtojnë nga Azovstal.