Ish-Presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, do të dalë sot para gjykatës dhe do përballet me akuzat për korrupsion. Sarkozy prej vitesh është duke u përballur me drejtësinë për një akuza që është ngritur që në vitin 2013, duke e quajtur atë të korruptuar dhe që ishte financuar në mënyrë të jashtëligjshme nga një libian.
Bashkë me ish-Presidentin të akuzuar në këtë çështje janë dhe Thierry Herzog, avokati i Sarkozyt, dhe Gilbert Azibert, gjyqtar në Gjykatën e Kasacionit.
Hetimet për Sarkozy kanë qenë të hershme dhe gjykata vendosi që ta përgjonte atë, duke i kontrolluar dhe telefonin e zyrës.
Sipas prokurorit të çështjet, Sarkozy ka bashkëpunuar me gjyqtarin e akuzuar, Gilbert Aziberd, duke i premtuar atij një punë të mirë në Monaco nëse do i i jepte informacione të vlefshme.
Ish-Presidenti për dy akuzat që rëndojnë mbi, ryshfet dhe korrupsion, rrezikon një dënim me burg deri në 10 vjet dhe një gjobë maksimale prej 1 milion euro.
Sarkozy nuk është ish-Presidenti i parë që është në bankën e të akuzuarve. Edhe paraardhësi dhe mentori i tij politik Jacques Chirac u dënua për përvetësim të fondeve.