Koalicioni qeverisës ka patur mbështetje të ulët për shkak të një sërë mosmarrëveshjesh të brendshme
Kancelari gjerman Olaf Scholz do të kandidojë për një mandat të dytë si kancelar i Gjermanisë në zgjedhjet që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.
Koalicioni qeverisës i Scholz-it, i cili mori detyrën në fund të vitit 2021 ka patur një mbështetje të ulët nga ana e qytetarëve për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme brenda tre partive.
Mosmarrëveshjet mes koalicionit kanë penguar përpjekjet për të trajtuar një sërë problemesh, të tilla si mbrojtja e klimës, transformimi ekonomik dhe shkurtimet buxhetore.
Në zgjedhjet e Parlamentit Evropian muajin e kaluar, socialdemokratët e kancelarit gjerman përfunduan në vendin e tretë me vetëm 13.9% të votave, që është rezultati më i dobët që pas Luftës së Dytë Botërore.
Scholz të mërkurën u shpreh optimist se partia e tij do të rifitojë më shumë mbështetje në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme.
Zgjedhjet ka të ngjarë të mbahen më 28 Shtator 2025, pasi kabineti gjerman ra dakord të mërkurën t’i rekomandojë datën Presidentit Frank-Walter Steinmeier.