Së paku një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në një rafineri të naftës së papërpunuar Petromidia në Rumani.
Shkaqet e shpërthimit që ndodhi më 2 korrik ende janë duke u hetuar, thonë zyrtarët.
Pamjet e publikuara nga televizioni Digi24 TV nga një plazh aty afër të cilat janë dërguar nga një turist, tregonin tymin e zi që ngrihej lartë.
Rafineria është në pronësi të Rompetrol, pjesë e Grupit Ndërkombëtar KazMunayGas të Kazakistanit.
Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit po punojnë për të izoluar dhe shuar zjarrin, tha Silviu Cosa, prefekti i qarkut Konstanca ku ndodhet Petromidia.
Ai tha se zjarri nuk paraqet rrezik për një shpërthim të ri.
Kryeministri i Rumanisë, Florin Citu, tha se ka udhëzuar zyrtarët qeveritarë të vlerësojnë gjendjen në terren nëse është e nevojshme, të bëhet evakuimi i turistëve dhe banorëve tjerë.
Rafineria është ndërtuar gjatë komunizmit vetëm disa kilometra në veri të portit të Konstancës në Detin e Zi dhe në afërsi të Mamaia, vendpushimi më i madh detar i vendit.
Ministri i Mjedisit i Rumanisë, Barna Tancos, tha për mediat se shpërthimi nuk përbën rrezik të menjëhershëm për njerëzit, por rreziku i një aksidenti të madh mjedisor është ende i lartë.