Së shpejti del nga botimi “Tradhëtia dhe komploti i Shaqir Fetait në kohë pandemie”

Këto ditë, respektivisht, me rastin e njëvjetorit të uzurpimit politiko-partiak të Bashkësisë Fetare Islame në RMV, në kuadër të Korporatës për Produksion, Informim dhe Botim “1kliklarg.com”, do të dalë nga shtypi libri voluminoz me titull “Tradhëtia dhe komploti i Shaqir Fetait në kohë pandemie”!
Libri në vete ngërthen një mori shkrimesh, analizash e komentesh, intervistash e deklaratash, të cilat mëtojnë të hedhin dritë mbi tërë lojën politike të cilën e drejtoi ish-myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetai, me qëllim të partizimit dhe të politizimit të të vetmit institucion islam të myslimanëve të RMV-së.
Mbi 200 shkrime të llojeve të ndryshme, në rreth 500 faqe, hedhin dritë mbi të gjitha lojërat që u luajtën mbi kurriz të BFI-së me qëllim të shkatërrimit të këtij Institucioni, mbi 200 zbardhje të lojërave të nëndheshme që u luajtën në dëm të myslimanëve të vendit e në interes të shërbimeve të huaja, por edhe të partive politike që përbëjnë pushtetin.
Libri në fjalë do të ngelë si një fakt që do t’i rezistojë kohërave të ndryshme për të dëshmuar mbi një kohë dhe mbi aktorët që nga shërbimet e diskutueshme morën rol të shkatërrimit të institucionit islam gjashtëqindvjeçar të këtij nënqielli.
Meqë libri është voluminoz dhe mjaft i kushtueshëm, meqë do të jetë edhe problem për ta sjellë komplet tirazhin në Maqedoninë e Veriut, meqë libri shqip nga Shqipëria dhe Kosova e ka të pamundshëm depërtimin tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të gjithë ata që do të shpehin interesim për ta pasur këtë botim në bibliotekat e tyre, le të na shkruajnë lirisht në inbox me qëllim që të dimë se sa dhe kujt t’ia sjellim ekzemplarët e kërkuar. Natyrisht, edhe besimtarët tanë nga diaspora, kudo qofshn ata, le të na shkruajnë, sepse shërbimet tona përmes shërbimeve të shpejta postare (DHL) do t’ua dërgojnë në çdo adresë të kërkuar.
Gjithësesi, planifikohet që, më vonë, botimi të dalë edhe në format elektronik dhe, të jetë i disponueshëm për secilin që dëshiron t’i rilexojë apo t’i ketë në një vend të gjitha shkrimet e botuara brenda një viti, shrime këto që nxjerrin në pah profilin psikologjik, profilin e pseudo-teologut demagog e hipokrit të Shaqir Fetait si dhe që zbërthejnë tërë atë skenar të huaj që u mundua ta luajë Shaqir Fetai në emër të islamit, të jetës fetare islame dhe të myslimanëve të vendit! Fundja, do të dëshmojë për një tradhëti dhe për një komplot origjinal e të tmerrshëm që u zhvillua në një kohë pandemie.
Pa dyshim, botimet e këtilla gjithësesi që do të shërbejnë literaturë bazë për ndonjë faqe të historisë kombëtare e cila do të flasë për veglat e huaja që gjithnjë kanë shërbyer për t’i njollosur klerikët myslimanë dhe për t’i paraqitur si elementë destabilizues të qenies kombëtare. Nëse në të kaluarën nuk ka pasur shënime, në të ardhmen ky libër do të dëshmojë se si janë luajtur skenare të ulët nga pseudo-teologët në dëm të teologëve të mirëfilltë dhe të islamit në përgjithësi.

 

Leave a Reply