Ka përfunduar mbledhja e sotme e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Në këtë mbledhje është vendosur që nga 17 deri më 19 mars, të bëhet regjistrimi i deputetëve të cilët kanë fituar mandat në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Të mërkurën nis regjistrimi i deputetëve të Vetëvendosjes, nga ora 9.00, pastaj regjistrimi i deputetëve të PDK e LDK bëhet të enjten më 18 mars, ndërkaq deputetët e AAK dhe minoriteteve regjistrohen më 19 mars.
Në këtë mbledhje u vendos që Seanca Konstituive të mbahet më 22 mars në ora 10:00.
Seanca Konstituive kryesohet nga deputeti me i vjetër dhe deputeti me i ri.
Kjo seancë ka këto pika të rendit të ditës:
1. Formimi i komisionit për verifikimin e mandateve
2. Dhënia e betimit te deputeteve
3. Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve te Kuvendit