Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë procesi gjyqësor për rastin “Reket” , ku janë të akuzuar Bojan Jovanovski Boki 13 dhe Katica Janeva.
Dy seanca e fundit nuk u mbajtën për shkak të sëmundjes së gjykatëses Vaska Nikollovska-Masevska dhe për shkak të gjendjes shëndetësore të të pandehurit Jovanovski.
Gjykimi për këtë lëndë është në fazë të prezantimit të dëshmive materiale nga ana e Prokurorisë për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.