Sekuestrohen 10 kg marijuanë në Kakavijë, në pranga 24-vjeçari

Policia e Kakavijës ka sekuestruar një sasi prej 10 kg marijuanë, duke goditur një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të drogës. Në pranga është vënë dhe poseduesi i drogës, Angjelo Hamiti, 24 vjeç.

 

Sipas burimeve zyrtare të policisë, Hamiti u paraqit në pikën e kalimit kufitar për të shkuar drejt Greqisë me automjetin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë të doganës, rezultoi se në traversat anësore të sediljeve dhe të dyerve ishin të fshehura 20 pako me marijuanë, me peshë totale 10 kg.

 

Pas veprimeve të para hetimore materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Leave a Reply