Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në emisionin “Rruga Drejt”, është shprehur se nuk ndjehet fitimtar. Ai thotë se duhet të reflektojmë cfarë tip demokracie kemi ne, pasi qytetarët nuk ndjehen të lirë për të shprehur vullnetin e tij.
“Heshtja zgjedhore nuk është respektuar madje dhe në kundërshtim me ligjin nuk janë ndalur punimet në infrastrukturë. Varfëria në vend është në nivele alarmante, është e vështirë të flasësh për fitues dhe humbës sepse demokracia ka humbur plotësisht kuptimin tek ne. Ne si opozitë i kemi denoncuar gjatë fushatës, por mesa duket nuk ka shërbyer. Partitë politike kanë ‘kërcënuar’ qytetarët nëpërmjet uniformave të policisë”, shprehet Sela./news33.tv