Senatori amerikan Bob Menendez u paraqit sot në gjykatën e New Jersey teksa bashkë me bashkëshorten janë akuzuar për korrupsion dhe dëshmi të rreme.
Demokrati Menendez ka refuzuar akuzuar se ka pranuar qindra mijëra dollarë rryshfet nga biznesmenë për të ndaluar akuzat penale me të cilat ata përballeshin, si dhe duke vepruar në favor të një agjenti të qeverisë së Egjiptit.
Në një dokument të fundit, prokurorët e Manhattan thanë se avokatët e Menendez raportuan se ai nuk dinte gjë për pagesat që biznesmenët kishin bërë për gruan e tij, dhe se kur i zbuloi kishte menduar se janë hua.
Por prokurorët shkruanin në padi: “Në të vërtetë Menendez e dinte mirë se dhuratat e dhëna me kredinë që paguhej nga të tjera, ishin vetëm pagesa rryshfeti”
Avokatët aktualë të Menendez nuk komentonin ndaj gazetarëve, pasi senatori ka ndryshuar përfaqësuesit ligjorë në fund të vitit të shkuar.
Bashkëshortja e tij Nadine Menendez gjithashtu është deklaruar e pafajshme dhe nuk ka pranuar të komentojë për mediat.
Ndërsa Jose Uribe, biznesmeni që bënte pagesat për makinën e çiftit, ka pranuar javës që shkoi akuzat e mashtrimit dhe rryshfetit.
Më herët me ngritjen fillestare të akuzave, prokurorët thonin se në shtëpinë e Menendez ishin gjetur shufra floriri dhe zarfë të mbushur me para.
Ata akuzojnë gjithashtu se biznesmeni Wael Hana kishte organizuar takimin informal mes Menendez dhe përfaqësuesve egjiptianë për nënshkrimin e një kontrate ndihmash ushtarake.
Në këmbim të kësaj Hana kishte caktuar një rrogë të majme në kompaninë e tij për bashkëshorten e Menendez.
Në janar prokurorët e akuzuan senatorin për rryshfet nga një biznesmen nga New Jersey që kërkonte investime nga një kompani nga Lindja e Mesme.
Menendez ka refuzuar deri tani thirrjet për dorëheqje.