Një mercenar serb ka fshirë me bojë flamurin shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tuz të Malit të Zi, ku një i ri nga Serbia është parë me dy kova bojë në duar dhe një furçë duke fshirë flamurin shqiptar që ishte vizatuar në një pjesë muri.
Ky akt i tiji provokon urrejtje dhe prish bashkëjetesën ndëretnike mes dy vendeve. Kujtojmë që në dhjetor të vitit të kaluar Mali i Zi vendosi të lejojë flamurin kuqezi.
Parlamenti malazez votoi me 41 vota pro ligjin për simbolet kombëtare, çka do të thotë se veprimi i mercenarit serb shkel edhe ligjin.