Serbia ka regjistruar këtë të shtunë një tjetër bilanc tragjik si pasojë e Covid 19.
Shtatë persona kanë humbur betejën me sëmundjen, duke e rritur në 117 numrin e viktimave në këtë vend.
Po ashtu këtë të shtunë janë konfirmuar 304 persona të infektuar duke e rritur numrin e të prekurve në 5,994.