Një tërmet i fortë me magnitudë 6.8 tronditi detin jugor të Okhotsk në brigjet e Hokkaido të Japonisë këtë të shtunë.
Sipas mediave të huaja, lëkundjet ndodhën në orën 12:29 me orën lokale, por nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami. Sizmologët thonë se fenomeni është i vazhdueshëm.
Japonia lëshoi dje, për herë të parë, sipas NBC, një paralajmërim për mundësinë e një “mega-tërmeti” pas tërmetit të fuqishëm 7.1 Rihter që goditi bregdetin jugor të vendit.
Sizmologët mbajtën një takim urgjent dhe shërbimi i motit përfundimisht lëshoi atë që e quajti “paralajmërim për tërmet të madh”, duke gjykuar se mundësia e një tërmeti të madh ishte relativisht më e lartë se zakonisht, por jo e sigurt që do të ndodhte në të ardhmen e afërt.
Alarmi u dha të enjten në mbrëmje sipas kohës lokale, duke u thënë qytetarëve që të jenë vigjilentë, por të mos evakuojnë shtëpitë e tyre. Autoritetet theksojnë, pra, se paralajmërimi nuk do të thoshte se një tërmet i madh ishte i afërt, por se mundësia ishte më e madhe se zakonisht.