Ditë më parë Mali i Zi u lëkund nga një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter.
E me kaq ajo ditë nuk u ndal për shtetin, pasi tërmete të njëpasnjëshme vazhduan ta godisnin.
Ndërkaq edhe sot Mali i Zi përjetoi një tjetër tërmet, me magnitudë 3.6 ballë, njofton klankosova.tv.
EMSC bën të ditur se dridhjet u ndien edhe në Bosnja dhe Hercegovina.