Shaqir Fetai, me rastin e inagurimit të Talat Xhaferit për Kryeministër Teknik i RMV-së, u iritua shumë nga fjalimi i Ali Ahmetit, sidomos në momentin kur tha se “Me Marrëveshjen e Ohrit” fituan të gjithë, fitoi edhe Kisha Evangjeliste, fitoi edhe Komuniteti Hebraik”! Po BFI-ja e Shaqir Fetai, a fitoi? Po, “trashtë e Sulës”, thonë kah Drenica!
Nga Saxhide Osmani
Ali Ahmeti, publikisht pyeti: “Jeni me Rusinë apo me BE-në”! Ata që për momentin po japin shenja se janë në krahun e Rusisë, ata nuk iu gëzuan zgjidhjeve të Qeverisë Teknike! Nuk ishin as në votimin, as në urimin kolektiv kombëtar dhe as në ndarjen e gëzimit historik në mes të shqiptarëve me rastin e marrjes së detyrës Kryeministër Teknik të Talat Xhaferit! Mungoi edhe Shaqir Fetai!
Shaqir Fetai u iritua shumë nga fjalimi i Ali Ahmetit, sidomos në momentin kur tha se “Me Marrëveshjen e Ohrit” fituan të gjthë, fitoi edhe Kisha Evangjeliste, fitoi edhe Komuniteti Hebraik”! Po BFI-ja e Shaqir Fetai, a fitoi? Po, “trashtë e Sulës”, thonë kah Drenica!
Shaqir Fetai, si puro-filo-rus, mungoi, nuk ndau gëzimin historik me mikun e tij, Talat Xhaferin, të cilin e mori më qafë dhe desh ia nxiu karrierën atëherë kur ia aranzhmoi takimin me delegacionin rus të Putinit. Iku nga momenti historik dhe shkoi diku, në një xhemat çergranas të Perëndimit që e paskan thirrë ta inagurojë “futbollin e vogël” që e paska inicuar xhemati i Çegranit.
Ku iku Shaqir Fetai!? Ç’paraqet “futbolli i vogël” për momentin aktual të BFI-së? Shaqir Fetai më me lezet do të merrej me “topa” se sa me problemet jetike që po vlojnë në BFI! Problemet nuk zgjidhen duke ikur prej problemeve! Problemet nuk marrin fund duke i mbuluar me plafin e çenit të zgjebosur dhe duke e argëtuar “njeriun e lumtur”!
Shaqir Fetai dhe “futbolli i vogël”! Me vete merr edhe “organet” sa për të dëshmuar rrejshëm se “atje poshtë gjithçka është në rregull”; “ja, këtë e dëshmon edhe përkrahja që ma japin organet e mia e që më shoqërojnë gjithkund”!
Cilët “organe” i japin përkrahje Shaqir Fetait! Ata që i shantazhon natë e ditë? Ata që i ka të korruptuar, që i ka hajna profesionistë, që i ka injorantë të klasit të parë! Zatën, vetëm para këtyre kategorive Shaqir Fetai mund të paraqitet si “kapiten” i ekipit futbollistik që rrezikon rënien poshtë ligave lokale e amatore.
Shaqir Fetai ka probleme me Myftininë e Tetovës, me atë të Kumanovës, ka proleme me Myftininë e Shtipit, ka probleme me Myftininë e Strugës, me atë të Shkupit. Shaqir Fetai “nuk ka probleme” vetëm me ato “myftini” që i shpalli vetë ky, madje jasht parimeve kushtetutare të BFI-së! Shaqir Fetai ka probleme me Fakultetin e Shkencave Islame! Ka muaj që nuk ka shkelur në këtë vatër të lartë arsimore, sepse aty është Dekan njeriu që nuk e bën hesap as për kapacitet intelektual dhe as për kapacitet fetar! Megjithatë, Shaqir Fetai e ka obligim kushtetues që nëpër mbledhje të Fakultetit të ketë përfaqësues të Rjasetit. Por, ja që ky Rijasetin e ka privatizuar dhe e ka personalizuar kështu që, kush nuk është me Shaqir Fetain nuk mund të jetë as me Rijasetin!
Fakulteti i Shkencave Islame është ajka e intelegjencies fetare në Maqdoninë e Veriut! Është vatër e diturisë prej nga rrezaton dituri profesionale kjo ajkë e ulemasë! Shaqir Fetai i shantazhon këta profesorë dijetarë islam të Maqedonisë së Veriut! Nuk ka rritje rrogash për të tillët, thotë Shaqir Fetai. Shaqir Fetai i shantazhon madhje edhe i ofendon rëndë të gjithë ata që respektojnë punën e Dekanit aktual e që nuk i binden urdhërave hipokrite të Shaqir Fetait!
Shaqir Fetai vendos në emër të Rijasetit për dijetarët islam kulmor të Maqedonisë së Veriut! Janë një grup injorantësh që përbëjnë Rijasetin e Shaqir Fetait, i cili, vendos për fatin e FSHI-së por edhe për fatin e islamit në vend! Nëse i merr dhe i nxjerr në rresht, do të të bie damllaja nga ajo që do të shohësh: persona pa personalitet, pa qytetari, pa pikë kulture të përgjithshme, persona me servilitetin si të vetmin afinitet të tyre, persona me tru të atrofizuar, të karakterizuar nga injoranca e skajshme, persona të gatshëm që me dhunë ta mbrojnë kolltukun e pamerituar, persona që nuk dinë të të lidhin asnjë fjali të urtë! E pra, të tillët do të vendosin për fatin e organeve dhe të institucioneve të BFI-së, gjithësesi, edhe për Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup?
Shaqir Fetait i konvenon një situatë e tillë, sepse, po të mos ishin këta, para kujt ai do ta shprehte “tërë atë kapacitet intelektual” prej hipokriti që e posedon me bollëk? Po të mos ishin këta, si do ta formonte ekipin futbollistik për të luajtur “topa” me, përgjithësisht, jetën fetare islame në vend! Shaqir Fetai ka qejf, madje vdes, për të luaj me “topa”!