Përpëlitjet e kohëve të fundit të Shaqir Fetait ngjasojnë si në përpëlitjet e bishtit të këputur të xhapinit! I shpërthyen plotë skandale gjatë këtyre ditëve. Në vazhdim do të ketë edhe më shumë, sepse, skandalet e tij tashmë janë të radhitur në sistemin domino: skandali shkakton skandalin tjetër!
Përkundër këtij fakti i gjori po mundohet që këto skandale t’i mbulojë me do “intervista të porositura” të haxhilerëve prej të cilëve kërkohet që të flasin fjalë sa më të mira sidomos për “mirë-organizimin” e haxhit me një çmim nga më të shtrenjtët në rajon!
Si mund të relativizohen me aq naivizëm faktet e pamohueshme, madje të dekomentuar! 2030 haxhilerë në një guzhinë hoteli i cili nuk është në gjendje për ta shtruar me orë të tëra një vakt ushqimor. Kolona kilometrike të haxhilerëve për vaktin e mëngjesit, të drekës, të darkës, duke i kaluar dhe lënë shumë kohën të namazeve!
Si mund të relativizohet humbja e haxhilerëve, lënia e tyre nëpër rrugë, pa udhëheqës të caktuar. Si mund që imami-udhëheqës të mos e vëreje se grupin e vet të haxhilerëve nuk e ka me vete dhe, përkundër kësaj, t’ia fusë pushimit nën flladin e kondicionerëve. Këtë idiotizëm Shaqir Fetai mundohet ta mbulojë me “Haxhilerët nga Ohri e Resnja sot me sukses e kryen haxhin”, ndërkohë që sot, me sukses e kanë kryer haxhin të gjithë haxhilerët e botës! Apo, Shaqir Fetait i duhen “lajme” që do ta mburrin!
Nuk ka më mburrje falco për Shaqir Fetain, tatjpeta e tij nuk ka të ndalur, urrejtja kundër tij gjithnjë po vjen duke u shtuar. Ai po braktiset prej të gjithëve, ai po përceptohet si person shumë i rrezikshëm i transplantuar në trungun kombtar e fetar nga “dora e zezë” që deri vonë e përgëdheli si “ORAO”!
Se sa përkrahet Shaqir Fetai ta sjellim këtu vetëm një kuriozitet! Ky është ai që ia hapi varrin dhe që e shtyu në varr ish-reisul Ulemanë H. Sulejman ef. Rexhepi! Bashkëpunëtorët e tij që si të magjepsur nisën ta përkrahin hajnin e postit të reisit, tashmë kanë reflektuar dhe e kanë braktisur. Do ta braktisin gjithnjë e më shumë, siç po e braktis edhe xhemati i rëndomtë. H. Sulejman ef. Rerxhepi tash e një kohë të gjatë nuk është në opinion, është i izoluar e i margjinalizuar, nuk është në asnjë post, nuk është në asnjë forum, nuk është prezent në asnjë event fetar, sepse e pengon Shaqir Fetai nga frika se mund të ulet pranë tij. Megjithatë, çdo paraqitje eventuale e tij, paraqet fakt dhe bëhet lajm i vërtetë: atë e duan shumë më tepër se Shaqir Fetain. E fundit: Shaqir Fetai na doli me një Mesazh për Kurban Bajram që nuk ishte asgjë tjetër përveçse një hartim shkollor nga medresantët nismëtarë. Me mesazh doli edhe H. Sulejman ef. Rexhepi dhe, që të dy i publikuan në FB-un personal. Rezltati është ky: për mesazhin e Shaqir Fetait janë 291 like, 18 mesazhe-reagime dhe 7 shpërndarje, kurse për mesazhin e Sulejman ef. Rexhepit rezultati ishte tamam siç i ka hije një lideri: 543 like, 61 mesazhe-reagime dhe 19 shpërndarje!
Shaqir Fetai nuk po kupton se kungulli ka nisur t’i fundoset në ujë. Kjo fundosje ka inercionin e vet dhe, tatëpjeta po e zhytë edhe mjeranin, Shaqir Fetai!/LMR në BFI/
Shaqir Fetai shembulli më i shëmtuar
Shaqir Fetai, instalacioni i shërbimeve antikombëtare e antifetare në krye të BFI-së, është një figurë e cila ka tërhequr vazhdimisht…