Sado që Shaqir Fetai përpiqet të zhvillojë sulme hibride mbi faqen 1kliklarg.com (si dhe mbi të gjitha ato portale që po e demaskojnë ditë e më shumë!), sepse ai paguan para të majme që të zhduken këto faqe elektronike dhe të fshihen të gjitha shkrimet demaskuese për të, tash ai duhet ta dijë se është bërë “lëndë studjuese” për mbarë njerëzinë e botës, sepse, tashmë profili i tij i “përmbledhur” mjeshtërisht në tri libra, gjendet anekënd bibliotekave të botës. Libri i katërt është në përgatitje e sipër!
Nga Kushtrim Nela
Korporata për Produksion, Informim dhe Botim, “1kliklarg”, në javën e parë të fillimvitit është informuar nga Biblioteka Kombëtare e Tiranës që, botimi ynë me titull “TRADHËTIA DHE KOMPLOTI I SHAQIR FETAIT NË KOHË PANDEMIE”, pasi u është ofruar bibliotekavë të ndryshme botërore për këmbim titujsh, si formë e bashkëpunimit ndërinstitucional, është kërkuar nga një numër i madh i bibliotekave botërore, si dhe nga të njëtat është kërkuar që t’ua dërgojmë edhe dy titujt e tjerë që i botuam vitin e kaluar: “NUSPRODUKTI I NJË KOMPLOTI DHE TRADHËTIE” dhe, “KËSHTU FOLI SHAQIR FETAI”!
Meqë titujt e lartëpërmendur kanë ISBN numrin si dhe janë katalogizuar në këtë Bibliotekë, ne si Korporatë edhe për Botim kemi qenë të obliguar që të dorëzojmë tirazhin e caktuar në Bibliotekën Kombëtare prej nga janë distribuar institucionalisht në të gjtha ato biblioteka ndërkombëtare që i kanë kërkuar në shenjë bashkëpunimi ndërbibliotekar duke këmbyer tituj me interes për secilën bibliotekë.
Kësisoj, këta tre tituj tashmë gjenden në këto biblioteka ndërkombëtare: Biblioteka Shkencore Universitare Shtetërore e Tiranës, Cambridge, University Library, Cambridge, British Library, Boston, The British Library, London, The Library of Bradford, Nacional Library of Scotland, Edinburgh, Nacional Library of Australia, Osterreichische Akademie der Wissenshaften, Osterreichische Nationalbibliotethek, Wien, Association Internationale des Juristes Demokrates, Bruxelles, Biblitheque Rojale Albertler, Bruxelles, The Royal Library, Copenhagen, Cairo University Central Lirary, Giza, Helsinki University Library, Helsinki, Akateeminen Kirjakauppa, Helsiki, Bibliotheque Nacionale, Paris, Bayerische Staatsbibliothek, Mynchen, Deutsche Forschungsgemeinschaft, Bonn, Universitatsbibliothek der Humbold-U niversitat zu Berlin, Universitats-und Statsbibliothek, Keln, Deutsche Nationalbibliothek, Leipzing, Staatsbibliothek zu Berlin, Biblioteca Apostolica Vaticana, Universitaria Alessandrina, Romë, International Exchange Bureau, Rojal Library, The Hague, Akademia Roana, Bucuresti, Biblioteca Centrala Universitara din Bucuresti, Karolinska Institute Library and Information Center, Stockholm, Bibliotheque Natioale Serice des Echanges et Dons, Tunisie, The Library of Congress, Washington, The New York Public Library, New York, British Library, Boston, The British Library, London etj.
Ndryshe, libri i parë, TRADHËTIA DHE KOMPLOTI I SHAQIR FETAIT NË KOHË PANDEMIE, ngërthen në vete mbi 220 njësi shkrimi, të natyrave të ndryshme: opinione, intervista, reagime, analiza, komente, deklarata etj, të pubikuara në mbi 36 portale gjithëkombëtare, edhe atë duke filluar nga data 27 maji e vitit 2020 deri më 26 maj të vitit 2021, e që i dedikohen që të gjitha Shaqir Fetait, i cili, pas një puçi dhe komploti spektakular, arriti që, falë ndihmës nga pushteti aktual maqedonas, të instalohet në krye të BFI-së me qëllim që t’i pengojë proceset e parapara për një reformë të thellë e gjithëpërfshirëse të Institucionit në fjalë. Libri është si një arkiv më vete, që flet për një tentativë e cila gjithësesi që do të dështojë por që synon lëndimin dhe “trullosjen” e jetës fetare islame institucionale në vend.
Një pjesë bukur e madhe e librit i kushtohet veprimeve antiinstitucionale, antikushtetuese dhe pro-politikave qeveritare të Shaqir Fetait, i cili, lojën e fillon duke akuzuar se pararendësi i tij paskësh shkelur nenin 58 të Kushtetutës së BFI-së, ndërkohë që, vetë ai, brenda një periudhe fare të shkurtër, do të shkelë 58 nene të Kushtetutës së BFI-së.
Botimi do të shërbejë si literaturë bazë për të gjithë ata studiues që një ditë do të vendosin të shkruajnë për një periudhë të caktuar nga e kaluara e BFI-së, periudhë kjo që do të përceptohet, pa fije dyshimi, si më e zymta dhe më tragjikja në historinë e Institucionit të BFI në RMV.
Qëndrimet e “institucionit” (sidomos kur ai është i politizuar) gjithnjë kanë qenë, janë dhe do të jenë shumë irelevante në krahasim me qëndrimet e opinionit, të cilat zakonisht merren si bazë dhe si fakte relevante.
Libri, qoftë si botim fizik, qoftë ky si botim elektronik, TRADHËTIA DHE KOMPLOTI I SHAQIR FETAIT NË KOHË PANDEMIE, do të jetë, pa dyshim, ndër librat burimorë dhe më i cituar në hulumtimet e ardhshme për të kaluarën e zymtë të BFI-së! Sepse, botimi fakton me ditë e me data ndodhitë nga më të ndryshmet rreth dhe brenda BFI-së, që kur pushteti maqedonas do ta instalojë marionetën e vet, Shaqir Fetain, në krye të BFI-së.
Edhe libri i dytë “NUSPRODUKTI I NJË KOMPLOTI DHE TRADHËTIE”, është, në fakt, përmbledhje e rreth 200 shkrimeve të publikuara brenda një viti nëpër portale të vendit dhe të rajonit e që zbardhin të gjitha pasojat që nga momenti kur Shaqir Fetai pranon të bëhet marionetë e pushtetit maqedonas që e kishte ëndërr shekullore për t’i futur duart në Institucionion e BFI-së.
Keqpërdorimi i fitrit dhe zeqatit, vjedhja e haxhit dhe kurbanëve, vjedhja, përvetësimi dhe shitja e vakëfit, shkeljet e përditshme të Kushtetutës së BFI-së dhe akteve normative të saj, manipulimi dhe shantazhimi i organeve të BFI-së, instalimi nëpër organe i individëve me vlera të dyshimta morale e njerëzore, devalvimi i organeve, institucioneve, sektarizimi i shoqërisë, dezorganizimi i xhematit, tallja me ndërkombëtarët, shndërrimi i BFI-së në eshalon i tretë e i parëndësishëm i pushtetit maqedonas, partizimi dhe politizimi i skajshëm e në mënyrë naive i BFI-së, angazhimi i gjithësecilit nëpunës të BFI-së për ta dëshmuar lojalitetin partiak si mënyrë e mbijetesës në BFI – pra, të gjitha këto dukuri si dhe një sërë dukurish të tjera që do të jenë objekt i editorialeve dhe analizave në të ardhshmen, janë lajtmotiv i kësaj përbledhje të shkrimeve si dhe të sërë shkrimeve të tjera që nuk u përfshinë në këtë libër elektronik.
Pa dyshim që, ky libër, si materie e gjallë, që do të flasë për kohën dhe për një person i cili, duke pasuar rrugëtimin e Haxhi Qamilit, u angazhua që ta katandisë BFI-në në një “ojq” të rëndomtë e pa kurrfarë peshe në shoqëri.
Bazuar mbi aftësinë për të gënjyer, për t’u shtirur, bazuar në hipokrizinë dhe analfabetizmin e vet, Shaqir Fetai u përpoq që të “krijojë” një BFI sipas modeleve të imponuara nga subjekte të dyshimtë por që i garantonin karrierë prej “reisi”!
Në vlugun e përpjekjeve për ta dëshmuar veten si “engjëll”, Shaqir Fetai, instalacioni i pushtetit maqedonas në krye të BFI-së, kishte vendosur që të zhvillojë “aktivitete” ku do ta nxirrte në pah kapacitetin e vet “intelektualo-organizativ”! Do të takonte njerëz për të pirë çaj e për të zhvilluar ndonjë dorë muhabeti nga ato “filozofemat” që Shaqir Fetai i ka origjinale të vetat! Çka dëshmojnë ato “filozofema”? Asgjë, përveçse injorancën e Shaqir Fetait! Portali “Kombetare.com”, u përkujdes për “perlat” e tij duke hapur një rubrikë me titull “KËSHTU FOLI SHAQIR FETAI”, në të cilën do të analizohen “perlat e mendimit” të “reisit” të instaluar pas puçit dhe komplotit që e bëri në BFI! Natyrisht, titulli i rubrikës do të jetë një intertekstualitet i nxjerrur nga “Kështu foli Zaratrusta” i Niçes!
Po çka në të vërtetë foli Shaqir Fetai? Vetëm rrena, sepse përmes rrenave ai i shëron komplekset, duke i shëruar komplekset ai e mëton “devotshmërinë”! Po si të arrihet përmes rrenave deri te “devotshmëria”?
Libri, KËSHTU FOLI SHAQIR FETAI le të shërbejë ky libër si “doracak” për të gjithë ata që dëshirojnë ta tejkalojnë qoftë për një milimetër sojin e Shaqir Fetait, sepse këtu do të vërejnë se nuk ka më tmerr se ajo nëse përsëritet Shaqir Fetai!
Sado që Shaqir Fetai përpiqet të zhvillojë sulme hibride mbi faqen 1kliklarg.com (si dhe mbi të gjitha ato portale që po e demaskojnë ditë e më shumë!), sepse ai paguan para të majme që të zhduken këto faqe elektronike dhe të fshihen të gjitha shkrimet demaskuese për të, tash ai duhet ta dijë se është bërë “lëndë studiuese” për mbarë njerëzinë e botës, sepse, tashmë profili i tij i “përmbledhur” mjeshtërisht në tri libra, gjendet anekënd bibliotekave të botës. Libri i katërt është në përgatitje e sipër!