Shaqir Fetait i villet nga të varfërit

Ra ky Ramazan dhe u shtuan edhe më shumë dyshimet në përkatësinë fetare të Shaqir Fetait! A mund të jetë mysliman, i përkatësisë fetare islame, një njeri si puna e Shaqir Fetait, që: rrenë, tradhëton, spiunon, nuk ka një gram sensi për humanizëm, shkelë parimet islame, e dërmon vakëfin, fitnexhi, përçarës, i pashpirt, një njeri me njëqind hektar fytyrë, që nuk skuqet fare, pa gjakë e pa lotë dhembshurie

Shkruan: Valbon Osmani

Shaqir Fetrai na paska hëngër një iftar me kryeministrin e Maqedonisë, madje, këtë “ngjarje historike” e bën edhe “lajm” duke e titulluar “Një iftar te kryeministri”! Paska hëngër një iftar së bashku me kryeministrin, heeej! Çfarë lezeti ky për Shaqir Fetain!
Shaqir Fetai vdes për ndeja me “të mëdhenjtë”! Ai akoma e përmend drekën që e ka hëngër së bashku me delegacionin e Putinit që ka ardhu ta urojë Shaquan për postin e “reisit”, dhe që janë interesuar për shëndetin e tij!
Të gjitha problemet qenkan relativizuar me këtë “iftar të bekuar” me prezencën e Shaqir Fetait e të shtruar nga Dimitar Kovaçevski! Uh, Shaqir Fetai për një iftar, është në gjendje të konvertohet në fe tjetër, është në gjendje të dalë edhe prej islamit! Po pse a nuk është konvertuar deri më sot dhjetra herë, a nuk ka shkelur parime islame me qindra herë deri më sot Shaqir Fetai? Pa dyshim që po! Prandaj, hiç nuk e ka dert për probleme fetare e kombëtare, pse a ky ka për t’i zgjedhur a! Ky është vetëm për “bekim të iftareve”, vetëm shtronia një iftar, një drekë apo darkë, ky i hap të gjitha “gurmazet” që i ka!
Një iftar me kryeministrin! Pse Shaqir Fetai nuk ia kushtëzoi këtë iftar kryeministrit me një “iftar gjigand” për të varfërit myslimanë të Maqedonisë së Veriut!
Vërtet, pse Shaqir Fetai nuk e hëngër asnjë iftar me të varfërit e vendit, me skamnorët, me fukaratë, me njerëzit në nevojë! Jo vetëm që nuk u doli në ndihmë me ndonjë aksion vetanak humanitar, porse nuk e organizoi asnëj iftar së bashku me të varfërit myslimanë që i ke gjithandej në territorin e Maqedonisë së Veriut!
Nuk i hahet Shaqir Fetait me të varfërit, nuk e duron këtë kategori njerëzish, sepse ai nuk e di se çka është varfëria, ai ka pasur me bollëk, i furnizuar sa nga xhemati aq edhe nga UDB-ja! Kur UDB ka shprehur për dikë qoftë më të voglën mëshirë?!
Shaqir Fetai do të thotë që nuk ka pasur para dhe se këtë iftar me kryeministrin nuk e ka shtruar ai vetë por kryeministri? Dakord! Por ama, Shaqir Fetai iftare me “atmosfera madhëshotore” ka ditur të shtrojë nëpër restorante reprezentative për turlifarë “myslimani” e mahluku!
Ra ky Ramazan dhe u shtuan edhe më shumë dyshimet në përkatësinë fetare të Shaqir Fetait! A mund të jetë mysliman, i përkatësisë fetare islame, një neri si puna e Shaqir Fetait: një njeri që rrenë, që tradhëton, që spiunon, që nuk ka një gram sensi për humanizëm, që shkelë parimet islame, që shitet si “reis” ndonëse është shumë i vetëdishëm se kush e instaloi në këtë post; një njeri që e dërmon vakëfin, një njeri mburravec, një njeri fitnexhi, përçarës, i pashpirt, një njeri me njëqind hektar fytyrë, që nuk skuqet fare, pa gjakë e pa lotë dhembshurie! Një njeri i këtillë, me të gjitha këto tipare që i ka Shaqir Fetai, assesi nuk mund të jetë mysliman, aq më pak t’i thotë vetes “teolog” ndërsa kahdo që rrotullohet fallcifikon “ajete” e “haithe”!
Edhe Dimitar Kovaçevski i gjorë mendon se ka bërë sevap duke i shtruar iftar dy “teolopëve”! Ajo darkë mund të llogaritet për “iftar” aq sa mund të llogaritet Shaqir Fetai e Qenan Ismaili “myslimanë” të devotshëm!
Përfshirja e “parisë fetare” në evente të organizuara nga strukturat që tallen me islamin dhe me myslimanët e vendit është, thjesht, legjitimim dhe institucionalizim i planeve dhe projekteve të tallësve! Meqë na dhe iftar, kaja nanën, ngriteni kryqin në Draçevë, ne do rrimë “sus”! Ky marifet është gjest i hipokritëve, i edepsëzave, i dinsëzav…/Tetova1/

 

Leave a Reply