SHBA-ja ka depozituar në OKB një rezolutë të re për një armëpushim të menjëhershëm në Siri, njoftoi sot ambasadorja amerikane, Nikki Haley, duke denoncuar qëndrimin e Moskës dhe Damaskut.
“Teksti i ri është i thjeshtë, detyrues dhe nuk lejon asnjë formë për t’u anashkaluar”, u shpreh ajo në Këshillin e Sigurimit, duke theksuar se është pikërisht momenti për të vepruar.