Sanksione për persona të përfshirë në akte dhune
Nga paralajmërimet në veprime kanë kaluar Shtetet e Bashkuara ndaj aleatit të tyre, Izraelit. Presidenti amerikan Xho Bajden nënshkroi një urdhër të rrallë ekzekutiv që sanksionon 4 shtetas izraelitë, që banojnë në kolonitë e Izraelit në territoret palestineze të Bregut Perëndimor. Ata akuzohen për akte dhune kundër banorëve palestinezë, me pasojë edhe vdekjen e njërit prej tyre.
Sanksionet parashikojnë ndalimin e udhëtimit të këtyre shtetasve në Shtetet e Bashkuara, ndalimin e shfrytëzimit të pronave, aseteve dhe sistemit financiar brenda territorit amerikan. Të sanksionuarit janë të moshave nga 21 deri n 32 vjeç. Dhuna dhe vrasjet e palestinezëve në Bregun Perëndimor janë shtuar ndjeshëm pas nisjes së luftës izraelite në Rripin e Gazës pas 7 Tetorit.
Të enjten edhe ministri i jashtëm britanik Dejvid Kameron dha një mesazh të fortë për vendin aleat Izraelin, kur tha se Londra nuk do të presë bisedimet e paqes Izrael – Palestinë që mund të zgjasin me vite për të njohur shtetin palestinez.