Një grua do të dënohet me vdekje për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas 70 vitesh. Lisa Montgomery akuzohet se në vitin 2004 mbyti për vdekje një grua shtatzënë, para se t’i priste barkun me thikë dhe i nxorri foshnjen duke e marrë për vete.
Autoritetet amerikane kanë deklaruar se Lisa do të ekzekutohet me injeksion më 8 Dhjetor në Indiana. Në vitin 2007, gjykata e shpalli fajtore Lisa Montgomery dhe votoi unanimisht për dënim me vdekje.
Por avokatët e Montgomery kanë thënë se klientja e tyre ka pësuar dëmtime në tru nga dhuna e ushtruar ndaj saj në fëmijëri, duke argumentuar se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe në këtë mënyrë nuk duhet të përballet me dënimin me vdekje.
Por autoritetet amerikane kanë vendosur dënimin me vdekje për të burgosurën që vuan dënimin federal. Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, William Barr, e konsideroi krimin “vrasje të urryer”.
Hera e fundit që SHBA ka dënuar me vdekje një grua ka qenë Bonnie Heady, e cila vdiq në një dhomë gazi në vitin 1953 në Missouri.