Shtetet e Bashkuara besijnë se Turqia e cila ka raporte me Iranin, mund ta bindin atë të ulë tensionet në Lindjen e Mesme.
Sulmet e mundshme nga Irani dhe aleatët e tij, si shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Ismail Haniyeh, shefit politik të Hamasit dhe një komandanti të lartë të Hezbollahut, kanë bërë që situata në Lindjen e Mesme të eskaloj në një luftë të gjërë dhe të hapur.
SHBA-ja dhe Turqia kanë pasur raporte të tendosura viteve të fundit, për shkak të aleancës së SHBA-së me kurdët sirianë që Turqia i cilëson terroristë, që shtyri Uashingtoni largoi Turqinë nga programi për blerjen e avionëve amerikanë F-35.
Megjithatë, ambasadori amerikan në Turqi, Flake, tha se raportet SHBA-Turqi tash janë më të mira dhe vuri në dukje “rolin produktiv” që Turqia ka luajtur në atë që është konsideruar si këmbimi më i madh i të burgosurve mes SHBA-së dhe Turqisë që nga Lufta e Ftohtët, që u realizua përmes Ankarasë në fillim të gushtit, nuk ishin të përfshirë në negociata, por në anën logjistike dhe patë rol të rëndësishëm.
Dallimet mes Ankarasë dhe Uashingtonit sa i përket Gazës janë zvogëluar pasi SHBA-ja “në mënyrë aktive” nisi të bëjë thirrje për armëpushim, por megjithkëtë, ende ka mospajtime.